Aliu: Më shumë se 1.250 punësime të reja në shëndetësi brenda 45 ditëve
- Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se për 45 ditë janë realizuar mbi 1250 punësime në 85 institucione shëndeësore publike në shtet, si pjesë e procesit strategjik për fuqizimin e burimeve njerëzore në sistemin shëndetësor.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:04, 8 gusht, 2025
Shkup, 8 gusht 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se për 45 ditë janë realizuar mbi 1250 punësime në 85 institucione shëndeësore publike në shtet, si pjesë e procesit strategjik për fuqizimin e burimeve njerëzore në sistemin shëndetësor.
MSH transmeton deklaratën e minisrit të Shëndetësisë Azir Aliu "deri në këtë moment, në kuadër të procesit janë kryer mbi 1.700 testime".
"Kjo është një forcim i rëndësishëm dhe historik i kuadrit në një kohë rekord në sektorin e shëndetësisë – një motivim shtesë, dhe një zgjidhje përfundimtare për statusin e të gjithë atyre personave që për vite me radhë nuk kishin siguri, sigurim shëndetësor, marrëdhënie formale pune dhe ishin nën stres të vazhdueshëm. Tani, me këtë hap, kanë fituar një vend të dinjitetshëm në sistem", theksoi ministri Aliu.
Ministria e Shëndetësisë thekson se me këtë stabilizim të kuadrit "dërgon një mesazh të fortë për kujdes të vazhdueshëm dhe investim në kapitalin njerëzor, si parakusht për shërbime shëndetësore më cilësore për të gjithë qytetarët".
Foto: Arkivi i MIA-s