Aliu ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Klinikës Universitare të Neurologjisë, Kuzmanovski
- Ministria e Shëndetësisë kumtoi se ministri Azir Aliu sot ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Klinikës Universitare të Neurologjisë, prof. dr. Igor Kuzmanovski.
Shkup, 20 tetor 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë kumtoi se ministri Azir Aliu sot ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Klinikës Universitare të Neurologjisë, prof. dr. Igor Kuzmanovski.
Në afatin më të shkurtër të mundshëm do të emërohet drejtor i ri, në përputhje me procedurat ligjore. Puna në Klinikë vazhdon pa pengesa, theksojnë nga Ministria. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s