• e mërkurë, 03 korrik 2024

Aliu: Estonia mbështet Maqedoninë e Veriut për t'u bashkuar me BE-në

Aliu: Estonia mbështet Maqedoninë e Veriut për t'u bashkuar me BE-në

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Mbështetja e Estonisë, për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian është një shenjë e rëndësishme e solidaritetit dhe bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera evropiane, konsideron ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.

Ai ndodhet për vizitë zyrtare në Estoni, në kuadër të Samitit  Digjital në Talin (Tallinn Digital Summit), që bën bashkë çdo vit liderë nga e gjithë bota për të shkëmbyer këndvështrime dhe për të gjeneruar ide mbi sfidat aktuale dhe të ardhshme.

Siç  njoftuan sonte nga MSHIA,  Aliu së bashku me kryeministrin Kovaçevski  u takuan me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Ministriu deklaroi se Estonia vazhdon ta mbështesë Maqedoninë e Veriut për t'u bashkuar me BE-në.

"Me kryeministren Kallas, diskutuam për marrëdhëniet shumë të mira, avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në qeverisjen digjitale dhe qëndrimet e dy qeverive mbi zhvillimet dhe sigurinë e kontinentin të Evropës. Mbështetja e Estonisë, për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Europian është një shenjë e rëndësishme e solidaritetit dhe bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera evropiane.  Kjo mbeshtetjeje është shumë e rëndësishme në procesin e integrimimit evropian të vendin tonë", përfundoi Aliu. sa/

Foto: MSHIA

QËNDRONI TË LIDHUR