• e martë, 26 nëntor 2024

Aliu dhe Strier: Po punojmë në zhvillimin e Strategjisë Kombëtare mbi Inteligjencën Artificiale

Aliu dhe Strier: Po punojmë në zhvillimin e Strategjisë Kombëtare mbi Inteligjencën Artificiale

Talin, 5 shtator 2023  (MIA) - Ministri i Ministrisë Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Azir Aliu, po qëndron në vizitë zyrtare në kryeqytetin e Estonisë, në Talin, ku në kuadër të Samitit digjital do të mbajë fjalim në panel sesionin e titulluar "Siguria Digjitale e Ballkanit Perëndimor".

MSHIA kumtoi se në suaza të ,,Tallinn Digital Summit”, ministri Aliu zhvilloi takim me Keith Strier - Zëvendës-President i Nismave Botërore të Intelegjencës Artificiale në Korporatën NVIDIA. 

,,Kishim takim produktiv se si të nxisim bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe NVIDIA-së në aspekte të ndryshme të inteligjencës artificiale. Ne, u dakorduam që të formojmë grupin e punës, i cili do të ndjekë zhvillimin e Strategjisë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale për Maqedoninë e Veriut, implementimin e IA-së, të eksplorojë mundësitë dhe sfidat e të mësuarit dhe aplikimet e tij. Të zbatojmë Inteligjencën Artificiale, zgjidhjet në sektorin publik dhe të përmirësojmë procesin e vendimmarrjes për krijimin e politikave, të optimizojmë harduer infrastrukturën dhe proceset për vendosjen e Inteligjencës Artificiale. U dakorduam që t'i "bashkojmë forcat" për të aplikuar në Programin e "Evropës Digjitale", për të përmirësuar infrastrukturën digjitale dhe procesin e digjitalizimit të vendit tonë", deklaroi Aliu.

Ministri shprehu falënderimet ndaj Strier mbi perceptimet dhe mbështetjen e vlefshme dhe theksoi se me padurim presë të punojmë për të avancuar Agjendën e Intelegjencës Artificiale në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë. ls/

Foto: MSHIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR