• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aliu dhe Mexhiti: Nuk do të japim dorëheqje, ASH është unike

Aliu dhe Mexhiti: Nuk do të japim dorëheqje, ASH është unike

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Nuk do të japim dorëheqje, as nuk mendojmë se partia do të kërkojë shkarkimin tonë, deklaruan sonte ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Sipas tyre, Aleanca për shqiptarët (SHA) është unike, nuk ka krah, ka organe legjitime dhe kryetar legjitim - Arben Taravarin.

Siç tha Aliu, një grup në parti, për qëllime të veta, i është bashkaur BDI-së dhe po bën rezistencë që ASH-ja të shkojë në zgjedhje së bashku me BDI-në.

Edhe Aliu edhe Mexhiti përmendën se si ministra kanë shënuar rezultate të shkëlqyeshme, kanë punuar me përgjegjësi, ndershëm dhe në mënyrë transparente dhe kjo, me siguri, dikujt i pengon.

"Do të luftojmë deri në fund për të dëshmuar se kjo që po ndodhë me aktivistët në partinë tonë, së pari nuk është në rregull dhe nuk është demokratike dhe me siguri u pengojnë rezultatet, që i kanë ministrat e ASH-së. me siguri presin të na kapin në kondicion të japim dorëheqje, por prej sonte u them se nuk do të ketë dorëheqje nga ne. Nëse kanë mundësi dhe metoda të tjera, le të tentojnë", deklaruan Aliu dhe Mexhiti në konferencën për shtyp para Qeverisë. 

Komisioni kadrovik i ASH-së sot pasdite vendosi t'i propozojë kryeministrit teknik Talat Xhaferi shkarkim të ministrave Aliu dhe Mexhiti. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR