Aliu: 205 milionë euro për spitale që frymëzojnë besim, jo frikë
- Unë besoj se shëndetësia është më shumë se një sistem. Ajo është një premtim moral i pandashëm që ia bëjmë njëri-tjetrit: që kur kemi më së shumti nevojë, dikush do të jetë aty për ne, thekson ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në një video- mesazh.
- Post By Fami Bajrami
- 22:31, 27 korrik, 2025
Shkup, 27 korrik 2025 (MIA)- Unë besoj se shëndetësia është më shumë se një sistem. Ajo është një premtim moral i pandashëm që ia bëjmë njëri-tjetrit: që kur kemi më së shumti nevojë, dikush do të jetë aty për ne, thekson ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në një video- mesazh.
Ai nënvizon se ky premtim sot ka nevojë të rikthehet në sistem, por jo me vendime të improvizuara, por me një vizion të qartë. Pa nostalgji, me të dhëna dhe me guxim.
“Vizionin po e kthejmë në realitet me një hap të madh të parë: 205 milionë euro për spitale që frymëzojnë besim, jo frikë”, deklaron ministri Aliu, duke shtuar se në Shtip do të ndërtohet një institucion modern klinik dhe një Fakultet i mjekësisë për gjeneratat e ardhshme të mjekëve.
“Në Tetovë spitali do të pajiset me aparaturë moderne mjekësore dhe do të ndërtohen dy objekte të reja, duke e kthyer në një simbol të kujdesit dhe dinjitetit. Në Kërçovë, ku spitali mbeti një premtim i parealizuar që nga shekulli i kaluar, do të ndërtojmë nga themeli një spital të ri, të ndritshëm, të ngrohtë dhe të denjë për secilin prej jush”, thotë ministri Aliu.
Ai thekson se ky është vetëm fillimi, pasi horizonti i vizionit të tij shkon shumë më larg.
Foto: Ministria e Shëndetësisë