• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aliu: Është krijuar mundësia e interpretimit të shenjave të komunikatave të MSHIA-së

Aliu: Është krijuar mundësia e interpretimit të shenjave të komunikatave të MSHIA-së

Shkup, 16 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, organizoi takime me organizatat qytetare të personave me aftësi të kufizuara me qëllim që të ngritet ndërgjegjësimi për të drejtat dhe nevojat e këtyre personave.

Njëherësh, Aliu ka theksuar se tani më është krijuar mundësia e interpertimit të shenjave të komunikatave të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Aliu potencoi se në të gjitha paraqitjet si ministër para opinionit, të cilat janë me karakter informues, do të ketë interpret në kohë reale me gjuhën e shenjave, duke e vënë në praktikë edhe si standard për të gjitha paraqitjet para opinionit.

"Në mënyrë sistematike përpiqemi dhe punojmë në vendosjen e kornizës profesionale që përdor gjuhën e shenjave dhe posedon licensë për interpretim të shenjave në të gjitha sferat e shoqërisë. Të drejtën e informimit dhe aksesin në shërbime, e konsiderojmë shumë të rëndësishëm pa përjashtuar askënd",deklaroi Aliu.

Në takim me përfaqësuesit e Shoqatës për Promovim dhe Zhvillim të Shoqërisë Inkluzive "Inkluziva”, ministri Aliu vuri në pah se po ndërton modelin evropian të komunikimi dhe në këtë kontekst mbetet i përkushtuar mbi angazhimin dedikuar personave me aftësi të kufizuara.

Mbi problemet e Shoqatës së Personave të Shurdhër, në lidhje me digjitalizimin u diskutua edhe në takimin me përfaqësuesit e Shoqatës së Interpretëve të Gjuhës së Shenjave ,,Gllasni race” (“Duar të zëshme”)

"Shteti ynë duhet t’i respektojë dispozitat e Konventës së të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara. Ministri Aliu tenton në zgjidhjen e sfidës së mosekzistimit të shifrës të veprimtarisë së këtij profesioni – Interpret i gjuhës së shenjave që të njihet si kuadër (profil) në secilin institucion shtetëror. Më tej, vijojnë aktivitetet mbi informimin e institucioneve të tjera për këtë kuadër dhe edukimin adekuat për të drejtat dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, të gjitha web-faqet e institucioneve shtetërore do të përshtaten në një format të aksesueshëm për personat me dëgjim të dëmtuar dhe shikim të dëmtuar dhe me këtë ka startuar Ministria resoriale", theksoi Maria Bashevska nga Shoqata e Interpretëve të Gjuhës së Shenjave. fc/

Fotografia: MSHIA

QËNDRONI TË LIDHUR