Alimi: Më e rëndësishme është të marrim pikët ndaj Lihtenshtajni
- Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë, pas humbjes (1-2) ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen miqësore të zhvilluar dje në Pragë, ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen kundër Lihtenshtajnit.
- Post By Qefsere Abduli
- 20:51, 5 shtator, 2025
Shkup, 5 shtator 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë, pas humbjes (1-2) ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen miqësore të zhvilluar dje në Pragë, ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen kundër Lihtenshtajnit.
"Normalisht, kur humb, nuk është mirë. Arabia Saudite është ekip i mirë, ndërsa ne nisëm me disa futbollistë të rinj në formacionin startues. Ishte një test i mirë për ne, për të parë ku qëndrojmë dhe duhet të analizojmë çfarë nuk shkoi mirë që të mos përsëritet në ndeshjet e ardhshme. Tani çdo përfaqësuese është serioze, por ndaj Lihtenshtajnit ne duhet të fitojmë, nuk ka rëndësi nëse është 1:0, 3:0 apo 5:0, më e rëndësishmja është që pikët të mbeten në Shkup. Ky është qëllimi për këtë ndeshje", deklaroi përfaqësuesi Isnik Alimi.
Ndeshja do të luhet të dielën me fillim në orën 18:00 në Arenën Kombëtare "Todor Proeski". Duelin do ta gjykojë gjyqtari rumun, Horatiu Feshnik. qa/
Foto: FFM