• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aliev u ofroi armenëve në Nagorno-Karabah "perspektivë për bashkëpunim dhe pajtim"

Aliev u ofroi armenëve në Nagorno-Karabah

Baku, 21 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Aliev, u ofroi armenëve etnikë nga rajoni Nagorno-Karabah, si dhe nga Armenia fqinje, "perspektiva për bashkëpunim, pajtim dhe zhvillim të përbashkët".

Në fjalimin e djeshëm televiziv, ai tha se Azerbajxhani ka rivendosur sovranitetin e plotë mbi territorin e tij dhe tani dëshiron të integrojë popullsinë e Karabakut dhe ta kthejë atë rajon në një "parajsë", transmetojnë mediat britanike.

Ai deklaroi se Azerbejxhani nuk ka asgjë kundër armenëve të Karabahut, duke thënë se këta njerëz janë "qytetarët tanë", por kundërshton në, siç thotë "udhëheqjen e tyre kriminale separatiste".

Azerbajxhani paralajmëroi se, sipas marrëveshjes së armëpushimit, forcat e shkëputura armene duhet të shpërbëhen dhe çarmatosen, ndërsa Nagorno-Karabahu do të integrohet si pjesë e Azerbajxhanit.

Marrëveshja për armëpushim në Nagorno-Karabah u arrit dje me ndermjetësim të kontigjentit paqeruajtës rus, një ditës pasi Azerbejxhani nisi një operacion ushtarak në rajon dhe hapi zjarr të rëndë artileri mbi pozicionet armene atje. Autoritetet lokale kumtuan se në sulmet janë vrarë dhe plagosur dhjetëra njerëz. ls/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR