• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aliev nuk do të shkojë në Spanjë për bisedime me BE-në

Aliev nuk do të shkojë në Spanjë për bisedime me BE-në

Baku, 4 tetor 2023 (MIA) - Ilham Aliev, presidenti i Azerbejxhanit, është zemëruar me qeverinë franceze dhe nuk do të udhëtojë në takimin nën kujdesin e Bashkimit Evropian dhe takimin me Kryeministrin e Armenisë, i cili konfirmoi se do të vazhdojë të shkojë në takim, njoftuan sot mediat lokale.

Aliev mendoi për pjesëmarrje në takimin pesëpalësh të së enjtes në Granada, Spanjë, me liderët e Francës, Gjermanisë, Armenisë dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

Të pestët duhet të diskutojnë për të ardhmen e rajonit të Nagorno-Karabahut, të cilin Azerbajxhani e mori nën kontroll të plotë në një operacion të shpejtë ushtarak më 19 shtator, dhe duhet t'i ripërtërijnë negociatat e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Duke iu referuar burimeve anonime, agjencia e lajmeve APA e Azerbajxhanit raportoi se Aliev nuk do të shkojë, gjë që kabineti i tij nuk e konfirmoi zyrtarisht.

Sipas APA-së, Aliev dëshironte që Turqia, aleate e Azerbajxhanit, të jetë në takim, gjë që u kundërshtua nga Franca dhe Gjermania.

Baku zyrtar në veçantie  akuzon Francën se ka marrë "pozicion pro-armen" dhe ka vendosur të furnizojë Jerevanin me pajisje ushtarake, thonë analistët. qa/ab/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR