• e shtunë, 03 gusht 2024

Ali Ahmeti: Unë skuqem nga turpi i tyre, na e sollën Putinin e Vuçiqin

Ali Ahmeti: Unë skuqem nga turpi i tyre, na e sollën Putinin e Vuçiqin

Shkup, 2 gusht 2024 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes fejsbukut ka reaguar pas skandalit diplomatik në aeroportin e Shkupit ndaj presidentës së Kosovës Vjosa Osmani. 

“E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme. Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që t'i falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë. Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Vuçiqin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me rradhë”, shkruan Ahmeti në Fejsbuk. bsh/ 

QËNDRONI TË LIDHUR