• e premte, 11 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ali Ahmeti: Boris Trajkovski ishte një politikan që u angazhua për paqe dhe stabilitet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon

Ali Ahmeti: Boris Trajkovski ishte një politikan që u angazhua për paqe dhe stabilitet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon

Shkup, 26 shkurt 2025 (MIA)- Sot kujtojmë presidentin Boris Trajkovski, 21 vjet nga vdekja tragjike e tij në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt 2004, në të cilën humbën jetën edhe anëtarë të delegacionit të tij, ka bërë të ditur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në profilin e tij në Fejsbuk.

"Boris Trajkovski ishte një politikan i cili, pavarësisht shumë rrethanave dhe sfidave të jashtëzakonshme, u angazhua për paqe dhe stabilitet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon. Angazhimi i tij për bashkëjetesë dhe përpjekjet për të mbajtur të qëndrueshme proceset demokratike janë ende aktuale sot", ka shkruar Ahmeti.

Foto: printskrin nga Fejsbuku i Ali Ahmetit

QËNDRONI TË LIDHUR