Ali Ahmeti: Anëtarësimi në BE përforcon ekonominë dhe standardin jetësor, duhet patjetër të ndodh
- Tetovë, 2 shkurt 2023
- Post By Fitore Curri
- 22:29, 2 shkurt, 2023
Tetovë, 2 shkurt 2023
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sonte ka vazhduar takimin me qytetarët e komunës së Zhelinës. Para të pranishmëve krahas kryetarit Ahmeti, fjalim rasti kanë mbajtur edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti, deputeti Bedri Fazliu si dhe kryetari i degës së BDI në Zhelinë, Emir Sulejmani.
Ali Ahmeti – Kryetar i BDI
Bshkëbisedojmë sonte që të shohim çka kemi bë, çka nuk kemi bërë ende dhe çka duhet të bëjmë. Sonte jemi këtu pothuajse pas tre javë takime, për të dëshmuar se jemi pas Emirit dhe rinisë, Unë nuk e braktis anijen pa e futur në rrugë reformuese BDI-në, unë jam më rininë, ta mbeshtesim dhe të qëndrojmë fortë, sepse duke mbështetur njerëzit e meritur në çojmë procese përpara. Iku koha e sasisë, sot na duhet cilësia. Sot duhet parë si duhet veprojmë, sepse nuk na pranon Europa pa standard. BDI është parti e mirëorganizuar, e mirë etabluar, ndaj kjo parti është thesar kombëtar. BDI është gjaku i shqiptarëve të burgosur, të vdekur, është mundi i intelektualëve, prandaj të gjithë idealistët e misionaret që janë reshtuar krah nesh, kanë investuar dhe invesojnë mos të harrojmë sakrificën e popullit tonë, sepse në vuajtjen i kemi provuar në kurriz. Në angazhohemi për paqë, stabilitet, ekonomi të zhvilluar, për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, për administratë efikase. Shqiptari sot është vendimarrës dhe faktor në vend, Bujari na përfaqëson në OSBE, Fatmiri na bën krenar me Bankën Botërorë, Naseri, Kreshniku apo Artani… sa më shumë instalojmë vlera aq më shumë armiq krijojmë. Mickoskit kjo nuk i pëlqen dhe unë e di se përsë, unë nuk shkova në Hagë sepse lufta ime ishte e drejtë, ndaj mos të më përgjigjet ai mua me kalash. Ai e ka parë luftën veç në televizor, ndërsa unë kam marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruar. Pse ne po investojmë në stabilitet? Kontribuam në zjedhjen e konfliktit për emrin, jemi ulur në negociata që këtë rajon ta shpiejmë drejt rrugës së paqes e stabilitetit. Kohërat kanë ndryshuar, nuk duhet përsëritur tragjeditë këtij populli por duhet të mendojmë drejt mundësive të reja. Kemi plagë që nuk shërohen lehtë, kanë vdekur shumë njerëz për këtë vend, por nuk është zgjidhje hakmarrja. Kosova duhet të gjej zgjidhje me Serbinë, sepse në këto kohë Rusia është e interesuar të ketë gjak e konflikte, sepse Rusia pretendon të del në Adriatik, ndaj partnerët tanë e kanë ndarë mendjen se ne jemi me BE-në, jemi për Europën. Duke ndërtuar frontin për Europë, në kyçemi në procese përparimtare, drejt standardeve të reja, ndaj këtë nuk mund ta ndal as Mickoski e as shqiptarët që punojnë krah Mickoskit, por ne jemi për progres dhe jo regres. Anëtarësimi në BE ndalon emigracionin, përforcon ekonominë, pagat dhe standardin jetësor, ndaj duhet me patjetër të ndodh, sepse kjo është sakrificë e përbashkët e jona për të arritur sukses, deklaroi Ahmeti.
Artan Grubi – Zëvendëskryeministri i parë
Zemra mal më bëhët kur ju shoh kaq shumë. Kjo është BDI sot, gra, burra, vajza, djem, mjek, artistë e çdo kuadër, kjo është BDI sot dhe kjo nuk ndalet, nuk ka kush që na del përpara. Keni ardhur këtu për të bashkëbiseduar me ne, ndaj duhet të ju përgjigjemi vetëm më punë. Sot në kryesojmë me OSBE, kemi dialog strategjik me SHBA, jemi në NATO dhe rrugëtojm drejt BE-së. Me financa menaxhojmë ne, duke kaluar çdo sfidë, në ambient jemi ne, duke investuar në kanalizime, projekte ekologjike etj. Në arsim jemi në, kemi investuar në shkolla, në ekonomi jemi ne, ulëm çmimet, ngritëm marzhet dhe ndihmuam bizneset. Në transport dhe lidhje jemi ne, kemi investuar dhe investojmë në projekte madhore si Korridori 8. Sot jam jashtëzakonisht i lumtur sepse projekti më i madh si Korridori 8 sot u firmos në Qeveri, kaluam pengesën e fundit për këtë projekt, lidhim Shkupin, Tiranën dhe Prishtinën. Këto projekte po bëhen sepse na është delegu vullneti politik dhe përgjegjësia nga një njeri lider që se njeh luksin, dreka e as darka, por është I thjeshtë dhe përjetësisht jam mirënjohës ndaj tij, ai është lideri jonë Ali Ahmeti, theksoi Grubi.
Faton Ahmeti – Sekretar gjeneral i BDI
Kënaqesi e jashtëzakonshme është që në çdo takim rritet numri i pjesëmarrësve që dëshmon se populli beson dhe bashkëpunon më idenë e liderit Ali Ahmeti, sepse çdo e arritur e shqiptarëve në shtet mban vulën e tij. Ai na bëri popull shtetformues, nga një popull që dikur ishim të diskriminuar, nga një numër shumë të vogël të përfaqësimit nëpër institucione, sot kemi shqiptarë ngado, tashmë numrat e përfaqësimit shqiptar i kemi, ndaj duhet të punojmë në cilësi. Ne jemi këtu për të dëgjuar hallet e qytetarëve, të diskutojmë çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bejmë, sepse vetëm kështu përmirësohet puna jonë dhe rregullohet shtëpia jonë e përbashkët BDI, sqaroi Ahmeti.
Bedri Fazliu - Deputet
Unë do të ndalem tek disa nga sukseset e kësaj qeverie. U përballëm më krizën e pandemisë, me krizën energjetike dhe arritem dhe po arrijme ta menaxhojmë mirë. U bë regjistrimi i popullsisë, përkrahëm rritjen e pagave dhe pensioneve, arritem marrëveshje për pagesat e të punësuar në arsim, përkrahëm projekte nëpër komunat tona për investime infrastrukturore, bujqësre, menaxhim me mbeturina e depone si dhe investime të tjera. Buxheti i këtij viti është akoma më shpesdhënës, ndaj së bashku do të vazhdojmë të përkrahim çdo projekt që na dërgon drejt standardëve të Bashkimit Eurpian. Vendi është anëtar i plotë në NATO, ndaj si deputet jam krenar që kam votuar shumë ligje të ndryshme, përfshirë dhe miratimin e propozimit francez, ndaj kjo rrugë duhet të vazhdoj sepse sjell investime dhe stabilitet ekonomik në vendin tonë, tha Fazliu.
Emir Sulejmani – Kryetar i degës së BDI Zhelinë
Po bëhen gjashtë muaj prej kur u bënë zgjedhjet e brendshme partiake, prej kur morëm pozitat dhe përgjegjësitë për obligimet për të cilat ngarkohemi dhe ky model inovativ u instalua falë vizionit të liderit Ali Ahmeti. Ky përparim brenda partisë apo çdo arritje shtetërore e jona mban vulën e Ali Ahmetit. Zhelina, komuna jonë fatkeqësisht po bën hapa prapa, nga një komunë e zhvilluar dhe me investime të vazhdueshme, punët kanë stagnuar dhe kemi probleme ekzistenciale. Duke parë dështimet katastrofale, sonte duhet të jap një lajm të lumtur për banorët tanë, pasi nga Banka Botërore kemi fituar fonde për investime të reja infrastrukturore, ndaj duke e ditur keqmenaxhimin e bërë nga pushteti lokal, menaxhues i ketyre projekteve është Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Sot duhet të ruajme unitetin, të mos lejojme forcat destruktive të në shpiejnë në rrugë te gabuara, por ne qëndrojmë krah dhe trasojmë rrugën e liderit tonë Ali Ahmeti, vlerësoi Sulejmani.
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit