• e hënë, 23 dhjetor 2024

Algjeria propozon një plan për një tranzicion gjashtëmujor të pushtetit në Niger

Algjeria propozon një plan për një tranzicion gjashtëmujor të pushtetit në Niger

Algjeri, 30 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Jashtëm i Algjerisë, Ahmed Ataf, ka propozuar një plan tranzicioni gjashtëmujor për Nigerin fqinj, ku puçistët po kërkojnë një afat më të gjatë për të rivendosur demokracinë.

Ministri propozoi dje një fazë kalimtare gjashtëmujore për t'i dhënë Nigerit një shans për të rivendosur "rendin kushtetues dhe demokratik".

Udhëheqësi i puçistëve në Niger, gjenerali Abdurrahman Tijani, nga ana tjetër, kërkoi një periudhë tranzicioni tre-vjeçare.

Kreu i diplomacisë algjeriane përsëriti se Algjeria kundërshton një ndërhyrje ushtarake në Niger, duke shtuar se hapësira ajrore e vendit të tij nuk do të përdoret për një veprim të tillë, transmeton “Frans 24”.

Ataf e paraqiti propozimin e tij pas vizitës së javës së kaluar në tre vende fqinje të Nigerit, anëtarë të Organizatës Ekonomike të Shteteve të Afrikës Perëndimore - EKOVAS.

EKOVAS njoftoi më parë se ata janë të gatshëm të ndërhyjnë ushtarakisht në Niger nëse, siç deklaruan, demokracia nuk kthehet në vend. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR