• e hënë, 23 dhjetor 2024

Alfonso Dejvis - nga kampi i refugjatëve deri në Kampionatin Botëror në Katar

Alfonso Dejvis - nga kampi i refugjatëve deri në Kampionatin Botëror në Katar
Doha, 24 nëntor 2022 (MIA) - Lojtari kryesor i përfaqësueses kanadeze në futboll është anësori 22-vjeçar, Alfonso Dejvis, pas të cilit qëndron një rrëfim i jashtëzakonshëm jetësor - që nga lindja në një kamp të refugjatëve në Gana deri në paraqitjen e tij në Kampionatit Botëror në Katar. Alfonso Dejvis është lindur në një kamp të refugjatëve në Buduruma të Ganës, si fëmia i katërt i familjes, e cila u largua nga kryeqyteti i Liberisë, Monrovia, gjatë Luftës së Dytë Civile të Liberisë, e cila zhvendosi më shumë se 450.000 liberianë. "Ajo ishte kohë e vështirë. Derisa rritesha duke i dëgjuar ato rrëfime, vetëm doja të krijoj jetë më të mirë për familjen time", kujtohet Dejvis. Bashkë me familjen në vitin 2005 ka emigruar në Kanada, duke u vendosur në Edmonton. Dejvis në vitin 2017 merr shtetësinë kanadeze, ndërsa po të njëjtën ditë iu bashkua përfaqësueses në ndeshjen miqësore kundër Kurakaos. Në moshën 16-vjeçare u bë lojtari më i ri i cili ka luajtur në Ligën amerikane MLS, ndërsa dy vite më vonë u transferua në gjigantin Bajern Mynih, me të cilin deri tani ka fituar 12 trofe. "Mos lejoni askënd asnjëherë t'ju thotë se ëndrrat tuaja janë joreale. Vazhdoni të ëndërroni", porositi Dejvis para paraqitjes në Botërorin në Katar, ku Kanadaja mbrëmë humbi pa meritë nga Belgjika (0-1) në ndeshjen e parë, në kuadër të grupit F dhe në vazhdim janë ndeshjet me Kroacinë dhe Marokun. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR