• e premte, 05 dhjetor 2025

Aleksandar Jovanovski fitoi në Kërçovë

Aleksandar Jovanovski fitoi në Kërçovë

Kërçovë, 2 nëntor 2025 (MIA) – Kandidati i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Jovanovski sonte shpalli fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kërçovë. Ai i falënderoi të gjithë për mbështetjen. 

“Diferenca në vota është e madhe. Por është e mjaftueshme për të legjitimuar një udhëheqje qyteti. Një udhëheqje qytetare të re, të ndershme dhe punëtore. Jam mirënjohës ndaj të gjithëve që janë këtu, ndaj të gjithëve që votuan për mua, ndaj të gjitha partive politike, ndaj të gjitha feve dhe kombësive”, deklaroi Jovanovski, duke theksuar se prej nesër fillojnë punën.

Jovanovski, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga 98,62 për qind të votave të numëruara, fitoi 52,66 për qind ose 14.205 vota, përkundër kundërkandidatit të tij, Fatmir Dehari nga Aleanca Kombëtare për Integrim e kryesuar nga BDI, i cili ka 44,15 për qind ose 11.908 vota. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR