• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Alejnik: Minsku është i gatshëm të jetë nikoqir i negociatave për zgjidhjen e konfliktit ukrainas

Alejnik: Minsku është i gatshëm të jetë nikoqir i negociatave për zgjidhjen e konfliktit ukrainas

Minsk, 29 maj 2024 (MIA) - Minsku është i gatshëm të jetë nikoqir i negociatave për zgjidhjen e konfliktit ukrainas, deklaroi ministri bjellorus i Punëve të Jashtme Sergej Alejnik.

"Mendojmë se arsyet për fillimin e këtij konflikti janë komplekse. E dimë me siguri se qëllimi i kësaj situate së pari kishte filluar, ndërsa tani po nxehet, dhe atë nga jashtë. Këtë e bëjnë ata që kanë interes direkt nga kjo", deklaroi Alejnik pas takimit me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme Peter Sijarto, transmetuan mediat ruse.

Alejnik shtoi se gjithë të tjerët janë duke qëndruar mënjanë.

"Si rezultat i kësaj, mijëra njerëz, duke përfshirë edhe civilë, po vdesin. Miliona njerëz u bënë refugjatë", shtoi ai.

Alejnik theksoi se "qëndrimi i Minskut nuk ka ndryshuar - vrasjet duhet të ndërpriten dhe të fillojnë negociatat".

"Aktualisht nga ana jonë jemi të gatshëm të ndihmojmë. Minsku është i hapur për negociata", theksoi shefi i diplomacisë bjelloruse. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR