• e shtunë, 06 korrik 2024

Alegri: Synimi ynë është kthimi në Ligën e kampionëve

Alegri: Synimi ynë është kthimi në Ligën e kampionëve

Torino, 24 korrik 2023 (MIA) - Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri ka folur për ambicjet e "Zonjës së Vjetër" në sezonin e ri.

"Duhet të synojmë të kthehemi në Ligën e kampionëve - ky është qëlimi i ynë. Luajtja në garën më elitare të futbollit është shumë me rëndësi për ne dhe për të ardhurat e klubit. Kemi shumë lojtarë të rinj, të cilët u treguan mirë sezonin e kaluar, por mundemi të presim që ata të bëjnë edhe një hap. Tani duhet të mbetemi të fokusuar për fillimin më të mirë në Seria A", deklaroi Alegri për "La Gazzetta dello Sport".

Në maj të këtij viti, Juventusit i janë marrë 10 pikë në kampionatin italian. Ekipi përfundoi në vendin e shtatë në tabelë.

Juventusi për herë të parë pas 12 viteve nuk do të luajë në Ligën e kampionëve. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR