• e mërkurë, 03 korrik 2024

Alegri: Kieza mund të shënojë 14-16 gola këtë sezon

Alegri: Kieza mund të shënojë 14-16 gola këtë sezon

Torino, 21 gusht 2023 (MIA) - Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri pret një sezon efikas për Federiko Kiezan, i cili mbrëmë shënoi golin e parë në ndeshjen e xhiros së parë të Serisë A kundër Udinezes (3:0).

"E shoh Kiezan në sulm. Ai është shumë i izoluar duke luajtur në krah, ndaj dukej mirë së bashku me Vlahoviqin. Ata po ecin përpara, por Kieza është zhvendosur sërish pak në krah. Mendoj se Kieza mund të shënojë 14-16 gola këtë sezon", deklaroi Alegri për "DAZN".

Ndeshja e radhës e Juventusit është më 27 gusht kundër Bolonjës, ndërsa Udineze do të përballet me Salernitanën më 28 gusht. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR