Aleanca për Shqiptarët organizoi koktej me strukturat drejtuese dhe këshilltarët e sapozgjedhur
- Aleanca për Shqiptarët mbajti një koktej me pjesëmarrjen e kryesisë së partisë, deputetëve, kryetarëve të shtabeve zgjedhore, kryetarëve të degëve, këshilltarëve dhe kandidatëve për kryetarë komunash. Ngjarja u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi dhe diskutimesh mbi sfidat e ardhshme politike.
- Post By Fitore Curri
- 20:54, 2 dhjetor, 2025
Shkup, 2 dhjetor 2025
Aleanca për Shqiptarët mbajti një koktej me pjesëmarrjen e kryesisë së partisë, deputetëve, kryetarëve të shtabeve zgjedhore, kryetarëve të degëve, këshilltarëve dhe kandidatëve për kryetarë komunash. Ngjarja u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi dhe diskutimesh mbi sfidat e ardhshme politike.
Gjatë takimit, drejtuesit e partisë uruan këshilltarët e sapozgjedhur, të cilët pritet të përfaqësojnë interesat e qytetarëve në institucionet lokale, duke theksuar rëndësinë e angazhimit dhe përgjegjësisë në detyrat që i presin.
Përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët vlerësuan se energjia brenda partisë është më e fortë se kurrë, duke nënvizuar se subjekti mbetet i bashkuar dhe i vendosur për të vazhduar punën drejt objektivave politike dhe programore.
Siç u theksua në takim, partia synon të ecë përpara “drejt më të mirës”, duke forcuar rolin e saj në skenën politike dhe institucionale.
Aleanca për Shqiptarët
_________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: Aleanca për Shqiptarët