• e martë, 17 dhjetor 2024

Aleanca për Shqiptarët: Drejtori Memedi pranoi se vazhdon të rrezikojë shëndetin e fëmijëve në klinikë, konfirmoi dështimin e Sali, Taravarit dhe Mexhitit

Aleanca për Shqiptarët: Drejtori Memedi pranoi se vazhdon të rrezikojë shëndetin e fëmijëve në klinikë, konfirmoi dështimin e Sali, Taravarit dhe Mexhitit

 Shkup, 15 nëntor 2024

 Drejtori i Klinikës për fëmijë në Shkup, Rexhep Memedi, vetë pranoi sot se me vetëdije rrezikon shëndetin dhe jetën e fëmijëve në këtë klinikë. Duke dashur të arsyetohet për kushtet në klinikë, ai pranoi se edhe 5 muaj pas ardhjes së tij në krye të kësaj klinike, fëmijët vazhdojnë të ushqehen me enë dhe pajisje 20 vite të vjetra dhe që paraqesin rrezik për shëndetin. E pyesim drejtorin Memedi edhe sa duhet të pres dhe të rrezikojë shëndetin e fëmijëve për të blerë një komplet enësh për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve, që kushtojnë më lirë se një drekë e shefave të tij. Pas kësaj deklarate dhe pas skandaleve të shumta që kulminuan edhe me vdekje të foshnjave, i bëjmë thirje Memedit që urgjentisht të jep dorëheqje, pasi një klinikë e tillë sentzitive nuk ka nevojë për drejtor që arsyetohet dhe nuk vepron, por për drejtor që do të zgjidh problemet dhe do të krijojë kushte për fëmijët.

Sa i takon tentimit për të fajsuar udhëheqësitë e kaluara, e kujtojmë drejtorin Memedi se tre nga ministrat e fundit të shëndetësisë janë bashkëpartiakët e tij, Bekim Sali, Arben Taravari dhe Fatmir Mexhiti. Që të tre që kanë lënë klinikën në atë gjendje edhe sot vazhdojnë të jenë, deputet, ministër dhe këshilltar i afërt i ministrit të shëndetësisë.

Aleanca për Shqiptarët

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 


 

QËNDRONI TË LIDHUR