• e martë, 26 nëntor 2024

Aleanca për Shqiptarët dënon gjuhën e urrejtjes dhe incidentet në qendër të Shkupit

Aleanca për Shqiptarët dënon gjuhën e urrejtjes dhe incidentet në qendër të Shkupit

Shkup, 4 shkurt 2023

Aleanca për Shqiptarët dënon gjuhën e urrejtjes dhe incidentet e provokuara në qendër të Shkupit nga “Komitët”, ashtu si edhe ofendimet nga disa qytetarë bullgarë drejtuar pjesëtarëve të policisë së RMV-së në pikën kufitare Deve Bair. 

Përshkallëzimi i tillë nuk i kontribuon relaksimit të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Skena të tilla antievropiane janë të turpshme dhe nga ato duhet të distancohet politikëbërja në Shkup dhe në Sofje. 

Aleanca për Shqiptarët bën thirrje që urgjentisht të qetësohen gjakrat dhe të veprohet me maturi. Palët duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet ndërmjet ministrive të punëve të jashtme, në frymën evropiane dhe duke u fokusuar në zbatimin e traktatit të miqësisë midis dy vendeve.

Aleanca për Shqiptarët

_______________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR