Aleanca për Serbinë: Nuk i pranojmë rezultatet e zgjedhjeve që i kumtoi Vuçiqi
- Në konferencën e fundit për shtyp të koalicionit "Serbia kundër dhunës" është bërë e ditur se ky koalicion nuk mund të pranojë rezultatet e zgjedhjeve si në nivel shtetëror ashtu edhe për qytetin e Beogradit, "ashtu siç i kumtoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq", dhe do të kërkojnë nga KRZh-ja t'ju dorëzohet "evidenca fizike nga vendngjarja", duke i akuzuar për "dhunë të paparë zgjedhore", njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
- Post By Fami Bajrami
- 08:43, 18 dhjetor, 2023
Beograd, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Në konferencën e fundit për shtyp të koalicionit "Serbia kundër dhunës" është bërë e ditur se ky koalicion nuk mund të pranojë rezultatet e zgjedhjeve si në nivel shtetëror ashtu edhe për qytetin e Beogradit, "ashtu siç i kumtoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq", dhe do të kërkojnë nga KRZh-ja t'ju dorëzohet "evidenca fizike nga vendngjarja", duke i akuzuar për "dhunë të paparë zgjedhore", njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Miroslav Aleksiç, bartës i listës "Serbia kundër dhunës" deklaroi se ishin dëshmitarë të "dhunës së paprecedentë zgjedhore".
"Pamë diçka që nuk ishte praktikë, njerëzit që nuk jetojnë në Beograd u sollën të votojnë sikur të ishin qytetarë të Beogradit. Qendra e grumbullimit ishte Arena dhe për këtë kemi informacione për ti prezantuar. Ne nuk mund ta pranojmë këtë si rezultat i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike", tha ai.
Aleksiq përsëriti se ende nuk i kanë marrë të gjitha votat, sepse janë duke e numëruar dhe se rezultatet nuk do t'i dinë deri në orët e vona të natës, por është i sigurt se në zgjedhjet parlamentare SNS do të jetë në vendin e parë, koalicioni i tyre i dytë pasuar nga SNS, DSS e Re- Nada dhe "Ne, Zëri i popullit".
Ai shtoi se në Beograd ishin numëruar një numër i vogël votash.
"Sigurisht se në këto momente nuk bëhet fjalë se SNS është fitues në Beograd. Sipas vlerësimeve tona, në Beograd kanë dalë 40.000 letërnjoftime për njerëzit që nuk jetojnë këtu. Pavarësisht kësaj, SNS dhe ne jemi disi të barabartë, por vendvotimet më të mëdha ende nuk janë numëruar", tha ai.
Bartësja e listës zgjedhore "Serbia kundër dhunës", Marinika Tepiq tha se absolutisht nuk e pranojnë njoftimin për zgjedhjet në Beograd siç i prezantoi SNS dhe se do të përdorin "të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur vullnetin e të gjithë qytetarëve në Serbi".
"Absolutisht është e qartë se në Beograd partitë opozitare kanë marrë më shumë vota se partitë që kanë përfaqësuar pushtetin në kryeqytet", deklaroi kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi", Dragan Gjilas.
Pasi t'i marrin të gjitha të dhënat, tha ai, do të paraqesin ankesa, do të shkojnë në KRZ dhe KZQ dhe do të dakordohen të kërkojnë mbështetje nga qytetarët e Beogradit për mënyrën që i përshtatet situatës.
"Ajo që është e qartë është se nuk do të përdorim asnjë dhunë. Ne jemi një listë që luftojmë kundër dhunës dhe për mirësjellje, normalitet, demokraci dhe për të drejtat e qytetarëve për të votuar lirshëm. Ju e dini shumë mirë se lista e Aleksandar Vuçiqit ka pasur të paktën 10 për qind më shumë falë torturës mediatike ndaj së cilës jemi ekspozuar, sepse presioni i votuesve ka qenë i madh, sepse ka pasur blerje votash", tha Gjilas.
Në pyetjen se përsëri do të ketë protesta, ai u përgjigj - gjithçka është e mundur. rq/