• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aleanca e mbrojtjes së SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë mund të zgjerohet me Japoninë

Aleanca e mbrojtjes së SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë mund të zgjerohet me Japoninë

Uashington, 8 prill 2024 (MIA) - SHBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe kanë filluar negociatat për të tërhequr anëtarë të rinj në aleancën tripalëshe të mbrojtjes AUKUS, njoftoi gazeta "Fajnenshël tajms". 

Thuhet se Uashingtoni po bën presion që Japonia të përfshihet në aleancë si faktor për mbajtjen e Kinës.

Ministria e Mbrojtjes e tre vendeve sot duhet të publikojnë se janë shqyrtuar "komponentat e dy" prej pakove, ku mes tjerash parashikon bashkëpunim në kërkimet në fushën kuantike dhe zhvillimin e teknologjive nënujore ushtarake dhe supersonike, kibernetike, teknologjive dhe inteligjencës artificiale", kumtuan botimet duke cituar burime të njohura me këtë.

Sipas "Frajnenshël tajms", vendosja e "komponentës së parë" në lidhje me dërgimin e nëndetësve bërthamor në Australi nuk është aktualisht në shqyrtim.

AUKUS është krijuar nga tre vende në vitin 2021 dhe është pjesë e përpjekjeve për të kundërshtuar zgjerimin e Kinës në rajonin Indo-Paqësor.

Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden, po kërkon të forcojë partneritetin me aleatë të tillë aziatikë si Japonia dhe Filipinet. Sipas botimit, këtë javë pritet një deklaratë zyrtare për pjesëmarrjen e Japonisë në këtë alenacë.

Ambasadori i SHBA-së në Tokio, Ram Emanuel gjatë fundjavës ka publikuar një koment në "Uolstrit zhurnal" se Japonia planifikon "të bëhet partenri i parë plotësues nga komponenta e dytë".

Bajden prap të mërkurën në Uashington do të takohet me presidentin e Japonisë, Famio Kasidi ku do të diskutojnë edhe për zgjerimin e AUKUS-it. rq/mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR