• e hënë, 23 dhjetor 2024

Albaneze: Është cinik dhe mizor vendimi i Izraelit për pauzat katërorëshe 

Albaneze: Është cinik dhe mizor vendimi i Izraelit për pauzat katërorëshe 

Adelaide, 10 nëntor 2023 (MIA) - Raportuesja e Kombeve të Bashkuara për territoret palestineze, Françeska Albaneze, sot deklaroi si vendimi i Izraelit për të lejuar një pauzë humanitare katërorëshe për çdo ditë në veriun e Rripit të Gazës është "shumë cinik dhe mizor".

"Do të thotë, një armëpushim katërorësh, që njerëzit të mund të marrin frymë dhe të kujtojnë se si është jeta pa bombardime para se të fillojmë t'i bombardojmë përsëri. Kjo është shumë cinike dhe mizore", deklaroi Albaneze në Adelaide të Australisë, raportojnë mediat amerikane. 

Ajo shtoi se çdo ditë ndaj Rripit të Gazës hidhen 6.000 bomba dhe se kjo është "një copë toke e vogël ku njerëzit janë bllokuar dhe shkatërrimi është i pamasë”.

"Nuk do të ketë kthim të njerëzve pas asaj që Izraeli i ka bërë Rripit të Gazës", tha raportuesja e KB-së. 

Zëdhënësi i Këshillit të Kombeve të Bashkuara të SHBA-së, Xhon Kirbi, dje paraëajmëroi se Izraeli çdo ditë do të zbatojë pautë katërorëshe në luftimet në zona të caktuara në veri të Rripit të Gazës. 

Kirbi tha se paralajmërimet për pauza do të shpallen tre orë para fillimit të tyre dhe se është thelbësore që furnizimet dhe ndihmat humanitare të zgjerohen në zonat ku njerëzit po ikin. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR