• e diel, 22 dhjetor 2024

Alarme të rreme për bomba në një gjykatë dhe një televizion në Athinë

Alarme të rreme për bomba në një gjykatë dhe një televizion në Athinë

Athinë, 11 mars 2024 (MIA) - Me dy thirrje telefonike të veçanta anonime, persona të panjohur paradite kanë paralajmëruar për bomba të vendosura në Gjykatën Themelore në Athinë dhe në një studio të televizionit Antena, ndërsa sipas kontrollit të zbatuar është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në të dy rastet e veçanta, pjesëtarët e Njësisë për çaktivizim të mjeteve shpërthyese i kontrolluan objektet, ndërsa të punësuarit u evakuuan.

Kohëve të fundit në Greqi u shpeshtuan thirrjet anonime për bomba të vendosura, të cilat në fund rezultojnë të rreme. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR