• e mërkurë, 03 korrik 2024

Alarm për raketa në Izrael, Berbok drejtohet drejt strehimit

Alarm për raketa në Izrael, Berbok drejtohet drejt strehimit

Tel Aviv, 13 tetor 2023 (MIA) - Raketat u hodhën në drejtim të Tel Avivit, duke aktivizuar sistemin mbrojtës të Kupolës së Hekurt të Izraelit dhe dërgimin e shumë njerëzve në metropolin bregdetar për t'u strehuar.

Njëra prej tyre ishte ministrja e Punëve të Jashtme gjermane Analena Berbok dhe delegacioni i saj. Ajo është një nga disa figura të larta politike nga e gjithë bota që kanë vizituar Izraelin në shenjë solidariteti.

 Ajo u strehua së bashku me anëtarët e familjeve të qytetarëve gjermanë që u rrëmbyen në bastisjet e Hamasit gjatë fundjavës së kaluar, sipas burimeve të delegacionit. Alarmi përfundoi 15 minuta më vonë.

Raketa goditi një zonë të banuar në qendër të qytetit Rehovot pranë Tel Avivit, raportojnë mediat izraelite. Shrapnelët nga raketat plagosën një grua e cila u dërgua në spital, njoftoi shërbimi i shpëtimit Magen Dejvid Adom.

Hamasi. i cili sundon me Gazën, ka kryer sulm të madh ndaj Izraelit gjatë fundjavës, q[ shkaktoi sulme izraelite në enklavën me popullsi të dendur. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR