• e hënë, 23 dhjetor 2024

Alarm për bombë në parlamentin norvegjez

Alarm për bombë në parlamentin norvegjez

Oslo, 3 prill 2024 (MIA) - Parlamenti norvegjez sot ka marrë paralajmërim për alarm me bombë, ndërsa është shtuar prania e policisë përreth ndërtesës, kumtoi policia në Osllo, raportojnë mediat norvegjeze.

Policia tani mundohet të zbulojë se çfarë ka ndodhur, njofton "Norvej Posten".

"PST (Shërbimi për siguri) është njohur me situatën dhe po bashkëpunon me distriktin policor të Osllos", deklaroi për televizionin NRK këshilltari i lartë i PST, Eirik Veum.

Përfaqësuesi për shtyp i Parlamentit ka konfirmuar për televizionin NRK se për shkak të alarmit me bombë, të gjitha hyrjet në ndërtesën e Kuvendit janë të mbyllura dhe askush nuk lejohet të hyjë apo të dalë. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR