• e hënë, 23 dhjetor 2024

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, pas kontrolleve të organeve kompetente rezulton i rremë

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, pas kontrolleve të organeve kompetente rezulton i rremë

Prishtinë, 19 prill 2023 (MIA) – Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", Valentina Gara, konfirmoi se sot pasdite kanë marrë kërcënim për bombë.

Ajo fillimisht ka thënë se kanë marrë kërcënim me bombë dhe më pas pasagjerët dhe personeli janë evakuuar në mënyrë të sigurt.

Pas kontrolleve dhe veprimeve operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës alarmi për bombë ka rezultuar i rremë.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, ka deklaruar më vonë Gara.

Kujtojmë se edhe javë më parë kishte rezultuar alarm i rrejshëm një kërcënim me bombë.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR