• e premte, 05 dhjetor 2025

Alarm i rremë me bombë në aeroportin e Shkupit – trafiku normalizohet

Alarm i rremë me bombë në aeroportin e Shkupit – trafiku normalizohet

Shkup, 16 gusht 2025 (MIA) - Në orën 02:41 të mëngjesit, në numrin e emergjencës 112 erdhi një njoftim për një bombë të vendosur në një aeroplan që ishte planifikuar të ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit për në Turqi.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme këtë mëngjes, bëhej fjalë për një kërcënim të rremë për bombë në aeroportin e Shkupit.

"Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u ndërmorën aktivitete përkatëse dhe u kryen kontrollet e nevojshme nga njësia antiterroriste e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me ç'rast u vërtetua se njoftimi ishte i rremë, përkatësisht se nuk kishte mjet shpërthyes", thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas përfundimit të kontrolleve, rreth orës 06:00, aeroporti rifilloi operacionet e rregullta. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR