• e hënë, 23 dhjetor 2024

Al Xhezira - Propozim përfundimtar i Rezolutës për gjenocid në Srebrenicë

Al Xhezira - Propozim përfundimtar i Rezolutës për gjenocid në Srebrenicë

Sarajevë, 2 maj 2024 (MIA) - Propozimi përfundimtar për Rezolutën që do të shënojë 11 korrikun si ditë përkujtimore për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë në BeH në vitin 1995 është dërguar deri te kryetari i Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, Denis Frensis, konfirmoi ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në OKB, Zllatko Lagumxhija.

Propozimi përfundimtar i Rezolutës, në të cilin kishin qasje nga Al Xhezira, përbëhet nga shtatë pika, ndërsa qëllimi është të ruhet kujtimi i viktimave të Srebrenicës dhe të parandalohet mohimi dhe lavdërimi i tyre i të dënuarve për krime lufte.

Duke iu referuar disa vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, në propozimin përfundimtar të Rezolutës thuhet:

- Shpalleni 11 korrikun për Ditë Ndërkombëtare  të përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës në vitin 1995;
- Dënohet pa rezerva çdo mohim i gjenocidit në Srebrenicë si një ngjarje historike dhe u bëhet thirrje shteteve anëtare që të ruajnë faktet e vërtetuara, duke përfshirë edhe sistemet e tyre arsimore, përmes zhvillimit të programeve të përshtatshme, në mënyrë që të parandalohet mohimi dhe shtrembërimi i fakteve dhe shfaqja e gjenocidit në të ardhmen;
- Dënohen pa rezerva veprimet që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës;
- Theksohet rëndësia e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të viktimave të mbetura të gjenocidit në Srebrenicë dhe varrimit të tyre dinjitoz;

- Bëhet thirrje për ndjekje të vazhdueshme të atyre autorëve të gjenocidit në Srebrenicë të cilët ende nuk janë përballur me drejtësinë;

- Inkurajon të gjitha shtetet që të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, siç është e zbatueshme, dhe të drejtën ndërkombëtare të zakonshme për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit, duke respektuar vendimet përkatëse të Gjykatës Penale Ndërkombëtare ( GJPN);

- Kërkon nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së të krijojë program informativ të titulluar "Gjenocidi në Srebrenicë dhe Kombet e Bashkuara", i fillon aktivitetet t ij me përgatitjet për përvjetorin në vitin 2024 dhe më tej kërkon nga sekretari i përgjithshëm të miratojë rezolutë për verifikim nga të gjitha vendet-anëtare, organizatat në kuadër të sistemit të Kombeve të Bashkura dhe organizatave të shoqërisë civile për pajtueshmërinë e duhur.

U bën thirrje të gjitha vendeve - anëtare, organizatave të sistemit të Kombeve të Bashkuara, organizatave të tjera ndërkombëtare dhe organizatave rajonale, si dhe shoqërisë civile, duke përfshirë organizatat joqeveritare, institucionet akademike dhe faktorë të tjerë relevant që të shënojnë Ditën Ndërkombëtare, duke përfshirë shënime dhe aktivitete të veçanta në kujtim dhe nderim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë 1995, si dhe edukimin e duhur dhe ndërgjegjësimin e opinionit.

Rezoluta, propozuesit zyrtarë të së cilës janë Gjermani dhe Ruanda dhe sponsorë të më shumë se 20 vendeve të tjera, përfshirë vendet më me ndikim perëndimor si SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, duhej të publikoihet më 2 maj në selinë e OKB-së, por votimi u shtye, kështu që tani pritet të jetë në mesin e muajit. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR