• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Al Xhezira" pretendon se armata izraelite ka arrestuar një prej reporterëve të saj

Gazë, 19 mars 2024 (MIA) - Televizioni i Katarit "Al Xhezira" dje ka akuzuar armatën izraelite se ka dhunuar dhe arrestuar një prej gazetarëve të saj Ismail Algul gjatë kohës së operacionit të nisur nga ushtarët izraelit kundër kompleksit spitalor "Al Shifa" në qytetin e Gazës, njoftuan mediat franceze.

"Al Xhezira", mbrëmë njoftoi se reporteri i tyre është liruar.

"Armata okupatore brutalisht ka rrahur gazetarin e 'Al Xhezira"-s, Ismail Algul para se ta arrestonte në kompleksin spitalor 'Al Shifa', njoftoi dje "Al Xhezira" në një porosi në rrjetin social "X".

Burime të "Al Xhezirës" që dëshirojnë të mbeten anonim, deklaroi se janë arrestuar pesë gazetarë të tjerë, duke përfshirë dhe kameramanin e Algulit, dhe se një tank izraelit shkatërroi automjetin e tyre.

Në kumtesën e "Al Xhezirës" kërkohet lirimi i reporterëve të saj dhe gazetarëve të tjerë të arrestuar me të.

Televizioni shton se si rezultat i arrestimit janë dëmtuar "automjeti i reporterit, kamera dhe pajisje të tjera".

SHBA-ja e cila është aleatë i ngushtë i Izraelit, tha se janë dijeni për incidentin dhe kërkojnë më shumë informacione nga qeveria izraelite.

"Në përgjithësi bëjmë të qartë se gazetarët luajnë një rol jetik dhe asnjë gazetarë nuk duhet të jetë në shënjestër për të heshtur zërin e tyre në këto apo ndonjë konflikt tjetër", deklaroi para gazetarëve zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Vedant Patel në Uashington.

Armata izraelite dje filloi me operacionin kundër kompleksit spitalor "Al Shifa" më i madhi në Rripin e Gazës, ku sipas tij e shfrytëzojnë njerëz të lëvizjes islamike palestineze Hamas.

Mijëra civilë të cilët kanë ikur nga lufta janë strehuar në këtë spital. Armata izraelite i ka bërë thirrje popullatës civilë që ta evakuojë spitalin.

Në shkurt "Al Xhezira" ka akuzuar Izraelin se po sulmon sistematikisht stafin e tij që punon në Gaza.

Sipas Komitetit për mbrojtjen e gazetarëve (CJP), organizatë me seli në Nju Jork, të paktën 95 gazetarë, prej të cilëve 90 palestinezë, janë vrarë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit të 7 tetorit.

Dy gazetarë të Al Xhezirës janë vrarë në Rripin e Gazës prej 7 tetorit, ndërsa shefi i Byrosë së kanalit në enklavën palestineze është plagosur. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR