• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Al Hilali mposhti Al-Ain, Nejmari për herë të parë ishte në fushë pas lëndimit

Al Hilali mposhti Al-Ain, Nejmari për herë të parë ishte në fushë pas lëndimit

Al Ain, 22 tetor 2024 (MIA) - Al-Hilal dje në mbrëmje e mposhti Al-Ain (Emiratet e Bashkuara Arabe) në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës aziatike të kampionëve me 5:4. Klubi i Arabisë Saudite luajti me një lojtar më pak se 82 minuta.

Het-trik për mysafirët e këtij takimi arriti Salem Al-Dosari, ndërsa nga një gol shënuan edhe Renan Lodi dhe Sergej Milinkoviq-Saviq. Nikoqirët shënuan gola përmes Mateo Sanabrija dhe Sufjan Rahimi i cili shënoi dy gola nga loja dhe një nga penalltia.

Sulmuesi i Al Hilal, Nejmari, për herë të parë pas një viti hyri në fushë. Në minutën e 77-të 32-vjeçari brazilian zëvendësoi Al-Dosarin. Futbollisti nuk mori pjesë në ndeshjet pas dëmtimit të gjurit, të cilin e mori në tetor të vitit 2023 në ndeshjen e kombëtares braziliane kundër Uruguait (0:2) në turneun kualifikues për Botërorin 2026.

Al-Hilal ka 9 pikë dhe është lider në renditjen e Divizionit Perëndimor, Al Ain është i parafundit me një pikë (vendi i 11-të). sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR