• e diel, 20 tetor 2024

Al Hilali i ofron Mesit kontratë në vlerë prej 400 milionë euro në vit

Al Hilali i ofron Mesit kontratë në vlerë prej 400 milionë euro në vit

Riad, 5 prill 2023 (MIA) - Al Hilali saudit i ka dërguar ofertë zyrtare për kontratë sulmuesit të Pari Sen-Zhermenit, Lionel Mesi, njoftoi gazetari Fabricio Romano.

Sipas Romano, paga e argjentinasit 35-vjeçar në klubin saudit do të jetë 400 milionë euro në vit.

Mesi është në PSZH nga vera e vitit 2021. Kontrata e tij me parisienët është deri në qershor të vitit 2023. Portali "Transfermarkt" e vlerëson vlerën e futbollistit në 45 milionë euro.

Në sezonin aktual Mesi luajti 33 ndeshje për PSZH, shënoi 18 gola dhe 17 asistime. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR