• e diel, 20 tetor 2024

Al- Hilal i interesuar për Navasin

Al- Hilal i interesuar për Navasin

Paris, 16 gusht 2023 (MIA) - Për portierin e Pari Sen -Zhermenit, Kejlor Navas interesim ka treguar Al-Hilal.

Tridhjetë e gjashtë vjeçari nga Kostarika sezonin e kaluar e kaloi si huazim në klubin anglez Notingem Forest.

Në klubin parisien, Navas tani ka statusin e portierit të tretë - pas Xhanluixhi Donaruma dhe Arnau Tenas.

Navas ka edhe një vit nga kontrata e tij me PSZH-në. Paraprakisht u bë e ditur se klubi është i interesuar për ta shitur atë, si dhe lojtarët e tjerë të huazuar.

Al- Hilal tashmë e ka blerë Nejmarin nga Pari Sen -Zhermeni këtë verë dhe është i interesuar edhe për një tjetër lojtar nga kjo skuadër, Marko Verati.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR