Al Hilal do të paguajë për Nejmarin 150 milionë euro në vit, PSZH-së 100 milionë për transferimin
- Nejmar do të marrë gjashtë herë më shumë pagë në Al Hilal sesa në Paris Sen-Zhermen.

Paris, 14 gusht 2023 (MIA) - Nejmar do të marrë gjashtë herë pagë më të lartë në Al Hilal sesa në Paris Sen-Zhermen.
Paraprakisht u bë e ditur se braziliani përfundoi transferimin në klubin saudit.
Sipas “Sky Sports”, PSZH do të marrë 100 milionë euro për transferimin. Vetë braziliani do të marrë 150 milionë euro në vit – gjashtë herë më shumë se në PSZH.
Gazetari Kaveh Solhekol gjithashtu vë në dukje se disa lojtarëve që lëvizin në Arabinë Saudite u është premtuar një pagesë e parakohshme prej 50% të pagës së tyre. ls/
Foto: EPA