• e diel, 22 dhjetor 2024

Akuzohen për krime lufte ish-drejtori dhe dy gardianë të burgut në Prishtinë

Akuzohen për krime lufte ish-drejtori dhe dy gardianë të burgut në Prishtinë

Prishtinë, 15 maj 2024 (MIA) - Prokuroria Speciale e Kosovës, kumtoi se ka ngritur aktakuzë në mungesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër tre të pandehurve të nacionalitetit serb, me inicialet L.Ç., P.B. dhe M.I, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas kumtesës, një nga të pandehurit gjatë kohës së luftës ishte drejtor i burgut të Qarkut në Prishtinë.

"Prokuroria speciale informoi se i pandehuri me iniciale L.Ç., në cilësi të drejtorit të burgut të Qarkut në Prishtinë, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, përkatësisht luftës në vitin 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe në paralelen në Lipjan, bashkë me zyrtarë të tjerë ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”. nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së, e inkriminuar tani sipas nenit 144, 145, 146 dhe 147 lidhur me nenin 31 të KPRK-së", theksohet në kumtesën.

Për dy të tjerët thuhet se ishin gardianë në të njëjtin burg.

"Të pandehurit P.B dhe M.I., në cilësinë e personave zyrtar-gardian të Burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, përkatësisht luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe në paralelen në Lipjan, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të këtyre burgjeve kanë kryer veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullatës civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së, e inkriminuar tani sipas nenit 144, 145, 146 dhe 147 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, theksohet në kumtesën. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR