Akuzat e LSDM-së për Koçanin janë pjesë e fushatës për pikë politike, qytetarët do ta japin gjykimin e vet në zgjedhje, konsideron kryeministri Mickoski
- Kryeministri Hristian Mickoski thotë se nuk dëshiron të komentojë për akuzën lidhur me rastin e Koçanit dhe thirrjet nga LSDM për përgjegjësi të tij politike. Ai vlerësoi se bëhet fjalë për porosi politike nga opozita dhe paralajmëroi se qytetarët do ta japin gjykimin e vet në zgjedhjet e ardhshme lokale.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:56, 14 qershor, 2025

Shkup, 14 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski thotë se nuk dëshiron të komentojë për akuzën lidhur me rastin e Koçanit dhe thirrjet nga LSDM për përgjegjësi të tij politike. Ai vlerësoi se bëhet fjalë për porosi politike nga opozita dhe paralajmëroi se qytetarët do ta japin gjykimin e vet në zgjedhjet e ardhshme lokale.
"Nuk dëshiroj të komentoj, tërë kohën përpiqem të mos e komentoj punën e prokurorisë. Në thelb, në përgjithësi bëhet fjalë për porosi politike të cilat vijnë nga opozita. Përgjegjësinë do ta shohim pas tre-katër muajve, në zgjehdjet lokale qytetarët do të thonë se çfarë mendojnë", deklaroi Mickoski pas hapjes së manifestimit "Nga fusha në tryezë" që po mbahet sot në Shkup.
Ai theksoi se nuk pret që qytetarët ta mbështesin qëndrimin e LSDM-së, duke vlerësuar se tentimet e tyre për pikë politike do t'u kthehen si bumerang.
Prokuroria dje parashtroi aktakuzë kundër 34 personave fizik dhe tre juridik të akuzuar për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan ku jetën e humbën 62 persona, mes të cilëve gjashtë fëmijë. Të akuzuarit ngarkohen për - vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Mes tyre ka pronarë lokalesh, menaxherë, inspektorë, kryetarë komunash, anëtarë të sigurimit dhe nëpunës shtetërorë. Për shkak të mungesës së dëshmive të mjaftueshme, procedura ndalohet për 11 persona, mes të cilëve dy ish-ministra.
Pas konferencës për shtyp të Prokurorisë publike, LSDM doli me kumtesë se, sipas tyre, PP edhe njëherë konfirmoi se ekziston tentim serioz që të minimizohet dhe relativizohet përgjegjësia e bartsëve të funksioneve aktuale dhe institucioneve lidhur me tragjedinë në Koçan.
Sipas VMRO-DPMNE, LSDM vetëm e pengon drejtësinë në rastin e Koçanit, ndërsa Qeveria punon me përkushtim dhe u del në ndihmë njerlzve në baza ditore. ab/