• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aktvendim për rastin "Softuerët" më 6 korrik

Aktvendim për rastin

Shkup, 15 qershor 2023 (MIA) - Në Gjykatën themelore penale - Shkup sot për rastin e njohur si "Softuerët" fjalë përmbyllëse dhanë të akuzuarat Irena Ivanovska dhe Maja Siljanovska. Aktvendimin gjykata do ta kumtojë më 6 korrik.

Avokati i cili foli në emër të Irena Ivanovskës dhe Maja Siljanovskës kërkoi nga gjykatësit të largohen nga presioni i prokurorisë, si dhe me paanshmëri, pavarësi në vendim-marrje, me atë që, siç tha avokati, për dy të akuzuarat për veprën penale "keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit", do të sjellin aktvendim lirues.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë, Dragi Rashkovski, nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për furnizim publik për sistem për identifikim biometrik, furnizim publik të softuerit për caktim të shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptim të dënimeve, furnizim të kamerave ANPR për njohje të targave për automjete dhe furnizim publik të kabinave metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistem për njohje automatike të targave.

Rashkovski akuzohet për veprat penale "keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit" dhe "larje parash dhe të ardhurave të tjera nga vepra ndëshkuese", ndërsa personat Ivica Dimitrovski, Igor Hristov, Daniel Stançev, Irena Ivanovska, Igor Ivanovski dhe Maja Siljanovska akuzohen për "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit".

Raastin e udhëheqë Fanka Jançuleva-Mihaillovska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës Ivana Trajçeva. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR