• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aktualisht nga burgu në Strumicë në arrati janë 23 të burgosur, informon u.d. drejtori i sapoemëruar Ristov

Aktualisht nga burgu në Strumicë në arrati janë 23 të burgosur, informon  u.d. drejtori i sapoemëruar Ristov

Shkup, 7 gusht 2024 (MIA) - Aktualisht nga Institucioni Ndëshkues - Korrigjues Burgu Strumicë në arrati janë 23 të burgosur, informon u.d. drejtori i sapoemëruar i burgut Zoran Ristov.

Në një video fjalim për kushtet e gjetura në INK Burgu Strumicë thotë se kjo gjendje është rezultat i punës së papërgjegjshme të udhëheqësive paraprake.

"Kohëve të fundit në praktikë ishte përmes thirrjes telefonike të jepet lehtësim për të burgosurit me fjalët "Unë qëndroj pas kësaj". Proceset e tilla në periudhën e ardhshme do të hetohen siç duhet. Kjo praktikë në INK Burgu Strumicë përfundon dhe përgjegjësia duhet të vijojë. Detyra ime e parë është të kthehet dinjiteti dhe imuniteti i punës së të punësuarve", deklaroi Ristov.

Sipas ligjit për ekzekutimin e sanksioneve dhe rendit shtëpiak, thekson se INK Burgu Strumicë do ta kthejë procesin normal të risocializimit të personave të dënuar dhe njofton zbatimin e planit vjetor për punë për përmirësimin e standardit të të burgosurve në pjesën e kushteve për jetë dhe punë.

Me propozim të drejtorit të Autoritetit për Zbatimin e Sanksioneve, Qeveria më 24 korrik të këtij viti për u.d. drejtor në Institucionin Ndëshkues Korrigjues "Burgu" Strumicë e emëroi Zoran Ristov, i cili e zëvendësoi u.d. drejtorin, Vlladimir Mihajloviq.

Kapaciteti i përgjithshëm i INK Burgu Strumicë arrin 62 persona dhe në të mbahet dënimi me burg deri në tre vjet, dënimi me burg për shkelje të kryer dhe masë të shqiptuar të paraburgimit sipas vendimit gjyqësor. Në burg dënim me burg vuajnë persona nga Strumica, Koçani, Shtipi, Vinica, Dellçeva, Berova dhe Radovishi. sa/

Foto: INK Burgu Strumicë 

 

QËNDRONI TË LIDHUR