• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e autostradës Prilep - Manastir të Korridorit 10d

Aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e autostradës Prilep - Manastir të Korridorit 10d

 Shkup, 14 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, sot do të marrin pjesë në ngjarjen me rastin e aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e autostradës Prilep - Manastir të Korridorit 10-d, paralajmëroi pres shërbimi qeveritar.

 

Në maj të këtij viti në afërsi të zonës industriale në Prilep është vendosur tabela me të dhënat për ndërtimin e autostradës (39.3 kilometra). Afati për ndërtimin e autostradës është 57 muaj.

Me Marrëveshjen që e nënshkroi Qeveria me konsorciumin amerikano-turk "Behtel dhe Enka" është paraparë ndërtimi i seksionit të autostradave Prilep - Manastir të Korridorit 10d, si dhe Tetovë - Gostivar, Gostivar - Bukojçan dhe Trebenishtë - Strugë - Qafë Thanë të Korridorit 8.

 Punimet e Korridorit 8 kanë filluar para dy ditëve me minimin afër fshatit Banjicë e Epërme  për të depërtimin  e rrugës së autostradës Gostivar - Bukojçan (30.1 kilometra).

"Ky është aktiviteti i parë real me të cilin fillon ndërtimi i dy korridoreve", deklaroi zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili është koordinator i aktiviteteve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR