• e mërkurë, 17 korrik 2024

Aktivitete parandaluese të MPB-së në Manastir dhe Demir Hisar në kuadër të fushatës "Thuaj jo drogës, po jetës”

Aktivitete parandaluese të MPB-së në Manastir dhe Demir Hisar në kuadër të fushatës

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të më shumë njësiteve organizative të sektorëve të punëve të brendshme Manastir dhe Shtip dje realizuan aktivitete parandaluese në tema të cilat si target kanë grupe të shoferëve dhe fëmijëve në shkollat fillrore.

Sip kumtoi MPB, megjithatë, në kuadër të SPB Manastir në disa shkolla në rajonin e Manastirit, Makedonski Brodit dhe Demir Hisarit janë realizuar aktivitete parandaluese edukative nën moton “Thuaj jo drogës, po jetës”, kurse një kujdes të veçantë iu përkushtua edhe keqpërdorimit të rrjeteve sociale.

Në rajonin e SPB Shtip nga ana tjetër, në më shumë akse rrugore në dhe rreth Shtipit, Probishtitpit dhe Koçanës janë realizuar aktivitete në lidhje me fillimin e sezonit të posedimit të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete nga sot (15.11.) i cili do të zgjas deri më datën 15.03.2024. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR