• e premte, 05 dhjetor 2025

Aktive tre zjarre në vende të hapura nga gjithsej 20

Aktive tre zjarre në vende të hapura nga gjithsej 20

Shkup, 29 korrik 2025 (MIA) – Qendra për Menaxhim me Kriza sot pasdite informoi se deri në orën 18:30 në gjithë territorin e shtetit aktivë janë tre zjarre, ndërsa nën kontroll janë gjashtë zjarre. Gjithsej ka pasur 20 zjarre prej të cilave 11 janë shuar. 

Aktiv është zjarri në malin Goten dhe Malet e Malevës ku po digjet pyll i ulët, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët, si dhe zjarri në fshatin Beshishtë në komunën Prilep me degë drejt fshatit Gradeshnicë në komunën Novaci dhe dega drejt kufirit me Greqinë. Zjarri i tretë aktiv është ndërmjet fshatrave Careviq, Smolan, Radobil dhe Dren në komunën Prilep dhe Galishtë dhe Tërstenik në komunën e Kavadarit. 

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov sot në konferencë për media paralajmëroi se në shuarjen e zjarrit në malin Goten do të angazhohet edhe helikopteri çek dhe zjarrfikës nga Sllovenia, ndërsa ndihmë kanë ofruar edhe Austria dhe Franca. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR