• e premte, 05 dhjetor 2025

Aktivë mbi 100 zjarre në Greqi - vendi kërkoi ndihmë nga mekanizmi i BE-së për mbrojtje civile

Aktivë mbi 100 zjarre në Greqi - vendi kërkoi ndihmë nga mekanizmi i BE-së për mbrojtje civile

Athinë, 12 gusht 2025 (MIA) – Në këtë moment forcat zjarrfikëse po përballen me 106 zjarre, prej të cilëve 53 shpërthyen sot. Një numër i madh i forcave tokësore dhe ajrore po intervenojnë në Vonicë, Qefaloni, Zakintos, Arta, Prevezë, Ahaia, Hios Mesinija dhe Etoliko, njoftoi sot pasdite zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës të Greqisë, Vasilis Vatrakojanis, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Vatrokajanis informoi se për shkak të situatës, Greqia ka kërkuar ndihmë nga mekanizmi evropian për mbrojtje civile që të dërgohen katër aeroplanë zjarrfikës. 

Zjarret e mëdha janë në ishujt Zakintos dhe Hios, në afërsi të qyteteve Vonicë dhe Prevezë në pjesën perëndimore të Greqisë, si dhe në afërsi të qytetit Patra në pjesën veriperëndimore të Peloponezit, për shkak të erës së fuqishme përhapen shpejtë, ndërsa nga numri 112 për raste urgjente ishin dërguar një varg porosish për evakuim të një numri të madh të vendbanimeve. 

Në Zakintos situata është veçanërisht e vështirë, flakët e zjarrit arritën deri në fshatin Agalas në pjesën jugore të ishullit, ishin evakuuar të paktën dy vendbanime, si dhe një hotel me turistë, përderisa sipas kryetarit të komunës, nga zjarri janë dëmtuar pesë-gjashtë shtëpi. 

E vështirë është situata edhe në zonën Ahaia, në rrethinën e qytetit Patra, ku u ishin dërguar një varg porosish banorëve në rreth 15 fshatra që të evakuohen, përderisa në ishullin Hios ishin evakuuar pesë fshatra, përderisa edhe në pjesën perëndimore të Greqisë në Prevezë dhe Vonicë, zjarret ende janë jashtë kontrollit. 

Zjarri në ishullin Qefalonia ishte lokalizuar. 

“Erërat e fuqishme që ende mbizotërojnë sot, të kombinuara me lagështinë jashtëzakonisht të ulët të bimësisë për shkak të periudhës së zgjatur të thatësirës, kanë krijuar një përzierje shpërthyese që është e favorshme për shfaqjen e zjarreve. Zjarret që kanë shpërthyer këto ditë po përhapen shumë shpejt dhe po bëhen të rrezikshme. Prandaj, vendi ynë ka kërkuar ndihmë nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile, me qëllim që të na dërgojë katër aeroplanë”, tha sot pasdite zëdhënësi i Shërbimit Grek të Zjarrfikësve. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR