Aktakuzë për kontranbandim të automobilave luksoz
- Prokuroria themelore publike Shkup e përfundoi procedurën pë sigurim të dëshmive dhe parashtroi aktakuzë kundër gjithsej dhjetë personave të dyshuar se morën pjesë në veprime të kontrabandimit të automobilave luksoz, si dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe të tjera, kumtoi Prokuroria shtetërore publike.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:08, 3 janar, 2025
Shkup, 3 janar 2025 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shkup e përfundoi procedurën pë sigurim të dëshmive dhe parashtroi aktakuzë kundër gjithsej dhjetë personave të dyshuar se morën pjesë në veprime të kontrabandimit të automobilave luksoz, si dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe të tjera, kumtoi Prokuroria shtetërore publike.
"Gjatë vitit 2021 dhe 2022, ata me dokumente të rrejshme dhe numra të korrigjuar të shasisë, futje në vend të automobilave të cilët ishin lëndë e ndjekjes ndërkombëtare, si dhe automobila për të cilët në mënyrë tjetër e evituan kontrollin doganor. Dy nga të akuzuarit janë persona zyrtarë - referentë nga Sektori për punë menaxhuese në MPB, të cilët e mundësuan procedurën për regjitrim të automjeteve në shtet, edhe pse e dinin se janë kontrabanduar", ceket në kumtesën e PPRMV-së.
Disa automjete janë shitur nga disa herë mes veti në mënyrë që ta mbulojnë kontrabandimin, pas çka i kanë dërguar tek përdoruesit e fundit.
Në këto aktivitete kanë qenë i përfshirë edhe i dyshuari i 11-të, shtetas i Republikës së Greqisë, për të cilin ndjekja penale do t'i lihet organeve greke.
Së bashku me aktakuzën e parashtruar, prokurori kompetent publik në Gjykatë ka parashtruar propozim për vazhdim të masë së caktuar paraprakisht të paraburgimit për katër nga të akuzuarit.
"Rreth një personi po gjurmohet me fletë-arrest tashmë të sshpallur ndërkombëtar për shkak të përfshirjes së tij në një lëndë tjetër të ngjashme me kontrabandim të automjeteve luksoze të cilën e udhëhiqte Prokuroria themelore publike Shkup. Për një të akuzuar, në fuqi është masa e kujdesit", kumtoi Prokuroria. ab/
Fotо: МIА arkivi