• e martë, 14 janar 2025

Aktakuzë ndaj një gjykatëseje dhe pronarëve të një ndërmarrjeje nga Velesi për falsifikim të dokumentit zyrtar

Aktakuzë ndaj një gjykatëseje dhe pronarëve të një ndërmarrjeje nga Velesi për falsifikim të dokumentit zyrtar

Shkup, 14 janar 2025 (MIA) - Prokuroria themelore publike Kavadari parashtroi aktakuzë kundër një gjykatëseje nga Gjykata themelore në Veles, dy bashkëshortëve - pronarë të zinxhirit të barnatoreve dhe një personi juridik, të cilët ngarkohen për falsifikim të shërbimit të dokumentit zyrtar dhe për përdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë.

E akuzuara e parë, siç thonë nga Prokuroria, duke vepruar rreth lëndës në të cilën paditës janë të akuzuarit e tjerë, ka sjellë aktvendim me të cilin ua ka miratuar kërkesën paditëse dhe u ka konstatuar të drejtën e pronësisë së hapësirës dhe tokës afariste nën ndërtesë. Edhe pse aktvendimi nuk ishte fuqiplotë dhe ekzekutive, ndërsa të paditurit me kohë deklaruan ankesa, gjykatësja e nxitur me paramendim nga bashkë të akuzuarit, e ka regjistruar me vulë zyrtare për fuqizim dhe ekzekutim me çka me vetëdije ka futur infirmatë të pavërtetë në dokumentin zyrtar. Dokumentin e këtillë zyrtar me përmbajtje të pavërtetë ajo ia ka dhënë në dorë drejtueses së personit juridik, në vend se përmes dërgesës gjyqësore.

Me vendim të vërtetë, siç theksojnë nga Prokuroria, ajo e angazhoi palën e kundërt t'i kompensojë shpenzimet monetare të porpozuesve në shumë prej 1.124.308 denarë, sërish duke ua dhënë menjëherë në fuqizim dhe ekzekutim të dokumentit, edhe pse e ka ditur se janë përmbushur kushtet ligjore për tërheqje të masës së përkohshme me çka shpenzimet monetare do të ishin në barrë të parashtruesit. Dhe këtë vendim nuk ua ka parashtruar palëve të tjera në procedurë, por vetëm propozuesit, me çka i ka pamundësuar të shfrytëzojnë mekanizmin juridik - ankesën.

Për t'i mbuluar të gjitha veprimet e paligjshme në lëndë, gjykatësja e akuzuar me vetëdije i ka asgjësuar dokumentet zyrztare - letrat kthyese dhe nuk i ka bashkangjitur të gjitha dokumentet në aktet e lëndës.

"Pronarët e akuzuar i përdorën dokumentet e këtilla me përmbajtje të pavërtetë para Agjencisë për kadastër të patundshmërive për të futur ndryshime në fletë-pronësitë në dobi të personit të akuzuar juridik. Me fakte të rrejshme nga procedurat gjyqësore ata i kanë shkaktuar dëm pronësor palës së kundërt, ndërsa për vete janë pajisur me dobi të konsiderueshme pronësore. Shpenzimet monetare për procedurën i kanë paguar përmes përmbaruesit, edhe pse e kanë ditur se kërkesa për ekzekutim u është bazuar në dokument me përmbajtje të pavërtetë", ceket në kumtesë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR