Aktakuzë kundër pronarit të "Rubikon" për zjarrin në diskotekën "Puls"
- Prokuroria ka ngritur aktakuzë të re kundër një personi tjetër në lidhje me zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, pas çka humbën jetën 62 persona, ndërsa mbi 220 u lënduan. I akuzuari i ri pronari i vërtetë i agjencisë së sigurisë "Rubikon Sekjuriti Solushën", akuzohet për vepra të rënda kundër sigurisë publike, për shkak të lëshimeve serioze në organizimin dhe zbatimin e masave të sigurisë në objekt. Aktakuza është ngritur nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, ndërsa prokuroria kërkon vazhdimin e të gjitha masave të përcaktuara më parë për të siguruar praninë e të akuzuarit gjatë procedurës.
- Post By Ramize Qamili
- 12:41, 5 shtator, 2025
Shkup, 5 shtator 2025 (MIA) - Prokuroria ka ngritur aktakuzë të re kundër një personi tjetër në lidhje me zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, pas çka humbën jetën 62 persona, ndërsa mbi 220 u lënduan. I akuzuari i ri pronari i vërtetë i agjencisë së sigurisë "Rubikon Sekjuriti Solushën", akuzohet për vepra të rënda kundër sigurisë publike, për shkak të lëshimeve serioze në organizimin dhe zbatimin e masave të sigurisë në objekt. Aktakuza është ngritur nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, ndërsa prokuroria kërkon vazhdimin e të gjitha masave të përcaktuara më parë për të siguruar praninë e të akuzuarit gjatë procedurës.
"Dhe ky i akuzuar, akuzohet për kontributin e tij të veçantë, sepse së bashku me më shumë persona përgjegjës dhe zyrtarë për të cilët është ngritur aktakuzë dhe është në fazën e vlerësimit, si dhe me persona të tjerë aktualisht të panjohur, nuk ka vepruar në përputhje me rregulloret për rregullat teknike për masat mbrojtëse dhe me këtë ka shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve, si dhe pronën në shkallë të gjerë", theksohet në kumtesën e Prokurorisë.
I akuzuari i fundit, në periudhën kohore nga shtatori i vitit 2022 deri në ditën e zjarrit, në Shkup dhe Koçan, si person përgjegjës - pronari aktual i personit juridik të akuzuar Shoqëria për sigurimin e pronës dhe personave "rubikon sekjuriti sollushën" eksport- import SHPKNJP Shkup, së bashku me menaxherin tashmë të akuzuar, udhëheqës me sipërmarrjen e biznesit dhe operacionet e përgjithshme të agjencisë për siguri.
"Ata, megjithëse kishin përgjegjësi pronësie, ata nuk vepruan në përputhje me nenin 3 të Ligjit për sigurinë private, me çka duke mos ndërmarrë masa dhe aktivitete për të parandaluar dhe zbuluar fenomene të dëmshme dhe veprime të paligjshme që kërcënojnë integritetin fizik dhe dinjitetin e personit dhe pronës që sigurohet, si dhe në përputhje me nenin 6 të Ligjit për sigurinë private, gjegjësisht, ata e kryen sigurimin pa lidhur kontratë me shkrim për siguri private - fizike me përdoruesin e shërbimit - objektin e hotelerisë "Klubi puls" dhe pa ushtruar fare kujdes, kontroll dhe mbikëqyrje mbi përmbushjen e detyrimeve të personave që kryenin sigurimin e pronës dhe personave", thonë nga Prokuroria.
Në lidhje me zjarrin në Koçan është ngritur aktakuzë kundër 34 personave fizikë dhe 3 personave juridikë për vepra të rënda kundër sigurisë publike. rq/
Foto: arkivi i MIA-s