• e diel, 22 dhjetor 2024

Aktakuzë edhe për një parking në Çair

Aktakuzë edhe për një parking në Çair

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shkup parashtroi Propozim akuzë ndaj një personi fizik dhe një personi juridik për vepër penale - Uzurpim i patundshmërive sipas nenit 225 të Kodit penal.

"Në rastin konkret bëhet fjalë për uzurpim të tokës prej 11 parcelave kadastrale në pronësi të shtetit, lociar në tregun e luleve afër Shtëpisë së shëndetit Shkup - Poliklinika Bitpazar, ndërkaq e cila në pajtim me Planin e hollësishëm urbanistik "Sahat Kulla" në Komunën e Çairit ishte dedikuar për ndërtim të garazhës në kate dhe ishte paraparë për shitje me ankand publik. Megjithatë, prej 24.08.2023 i akuzuari e ka shfrytëzuar tokën si parking të improvizuar. Ai ka vendosur rampa dhe pikë pagese për parking, ka angazhuar një të punësuar të bëjë pagesën për shfrytëzim të vendit të parkimit dhe shfrytëzuesve në emër dhe llogari të personit juridik u ka dhënë fatura, duke e kufizuar dhe kontrolluar hyrjen dhe daljen nga hapësira", kumtoi sot Prokuroria publike.

Prokurori publik ka propoziar ndaj të akuzuarit të caktohet edhe masa e kujdesit - ndalesë për të ndërmarrë aktivitete të punës të cilat janë të lidhura me veprën penale, përkatësisht ndalesë për ta shfrytëzuar tokën.

Prokuroria themelore publike Shkup, duke vepruar rreth paraqitjeve për parkingjet ilegale në Komunën e Çairit, dhe gjatë ditës së djeshme parashtroi aktakuzë ndaj një personi tjetër fizik dhe juridik të cilët gjithashtu për një periudhë më të gjatë kanë uzurpuar tokë për atë dedikim në afërsi të Poliklinikës Bit Pauar. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR