• e enjte, 30 janar 2025

Aksios: Netanjahu planifikon javën e ardhshme ta vizitojë Uashingtonin

Aksios: Netanjahu planifikon javën e ardhshme ta vizitojë Uashingtonin

Tel-Aviv, 28 janar 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu planifikon javën e ardhshme ta vizitojë Uashingtonin dhe të realizojë takim me presidentin amerikan, Donald Tramp, lajmëruan agjencitë botërore, duke iu referuar një teksti në Aksios.

Nëse konfirmohet lajmi, Netanjahu do të jetë lideri i parë i huaj që do të takohet me Trampin në Uashington që nga inaugurimi i tij më 20 janar.

Tramp, njëkohësisht, e përsëriti dëshirën për t'i parë palestinezët e Gazës të jetojnë pa dhunë dhe tha se së shpejti do të bisedojë për këtë me kryeministrin izraelit në Uashington, transmetuan mediumet franceze.

"Do të doja të jetojnë në një rajon pa tensione, pa revolucion dhe pa dhunë", tha Tramp në aeroplanin që kthehej nga Florida.

"Rripi i Gazës ishte ferr për aq shumë vite. Mendoj se njerëzit mund të jetojnë në zona shumë më të sigurta dhe shumë më mirë", shtoi ai.

I pyetur nëse ende beson në zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, Tramp tha: "Do të bisedoj me Netanjahun në një të ardhme jo aq të largët. Ai do të jetë këtu", por nuk caktoi data. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR