• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aksios: Ministrja amerikane e Financave po përgatitë sanksione të reja për Iranin

Aksios: Ministrja amerikane e Financave po përgatitë sanksione të reja për Iranin

Uashington, 16 prill 2024 (MIA) - Ministrja amerikane e Financave, Xhenet Jelen, po përgatitë sanksione të reja kundër Teheranit, si përgjigje ndaj sulmit iranian kundër Izraelit gjatë fundjavës, kumtoi sot portali amerikan Aksios.

"Ministria nuk do të hamendet të punojë me aleatët tanë për t'i çrrënjosur sanksionet si mundësi për të vazhduar ta pengojmë regjimin malinj iranian dhe aktivitetet e tyre destabilizuese", ceket në tekstin e dokumentit që Jelen sot do ta lexojë para opinionit amerikan, ndërkaq drejt të cilit Aksios ka pasur qasje paraprake.

Në tekstin nga deklarata e ministres ceket se sulmi nga Irani dhe ndihmuesit e tij e thekson rëndësinë e Ministrisë së Financave të shfrytëzojë masa ekonomike në mënyrë që t'u kundërvihen "aktiviteteve dashakeqe të Iranit", transmetojnë mediumet britanike.

Jelen paraprakisht theksoi se aksionet iraniane e rrezikojnë stabilitetin e Lindjes së Afërt dhe mund të shkaktojnë probleme ekonomike, duke shtuar se SHBA-ja do ta shfrytëzojë mundësinë për sanksione dhe do të bashkëpunojnë me aleatët. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR